Pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, se Erjon Alibej kishte urdhëruar vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj, pritet që Alibej të dëshmojë ndaj Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit, të dy të akuzuar si autorët e vrasjeve të Ramazanit dhe Runajt.
Nuredin Dumani e ka implikuar Albiejn edhe në krime të tjera të rënda që kanë tronditur qytetin e Elbasanit vitet e fundit.
Gati atentati, kush do të vritej në Elbasan? Arrestohet kunati i Erjon Alibejt
Kutjojmë se SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim ish-komisarin Leonard Palushi, i cili akuzohet për korrupsion, pasi në këmbim të shpërblimit nga Erion Alibej, i akuzuar nga drejtësia për disa krime dekonspiroi policinë.
Roli i tij u zbulua pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Alibej akuzohet si organizator dhe urdhërues i disa vrasjeve të ndodhura në Elbasan.
Në vitin 2020 i pandehuri Leonard Palushi ka qenë efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan ku ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve.
Dekonspiroi shokët! I penduari zbuloi “ushtarin” e Erjon Alibejt brenda policisë
Gjatë ushtrimit të detyrës së tij, i pandehuri Palushi ka krijuar raporte me të hetuarin Erion Alibej dhe ka marrë tërthorazi prej tij përfitim te parregullt për të kryer në vijimësi veprime që lidhen me detyrën e tij si punonjës policie (në mbështetje të Erion Alibej). Hetimi ka provuar se i pandehuri Leonard Palushi ka marrë nga Alibej një përfitim të parregullt, një automjet tip “Mercedes Benz”.
Leonard Palushi ka takuar Erion Alibejn dhe i ka dhënë informacionin mbi vendndodhjen e armës tek servisi i Manahasëve, me qëllim që sipas kërkesës së Erion Alibejt të krijohej konflikt midis dy grupeve.