-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Parandalohet konflikti me armë në Tiranë, 3 të arrestuar

Kryesoret

Policia ka arritur të parandalojë një ngjarje në Tiranë. Tre persona janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre për motive të dobëta, ndërsa njëri prej tyre mbante armë me vete.

Gjatë përplasjes, njërit prej personave të përfshirë në sherr i ka rënë armë në tokë dhe falë ndërhyrjes në kohë të Policisë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit. Të arrestuarit janë Eris Bulku, Ibrahim Bulku (babë e birë) dhe Noldi Shima.

“Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krehra me municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë zjarri, në fshatin Pezë Helmës, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prevention”. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur parandalimi i konfliktit për motive të dobëta mes shtetasit E. B. dhe shtetasit N. Sh., i cili mbante me vete armë zjarri. Gjatë konfliktit fizik, shtetasit N. Sh. i ka rënë në tokë arma e zjarrit, të cilën e ka marrë shtetasi I. B. (babai i shtetasit E. B.) dhe e ka fshehur për të shmangur përgjegjësinë ligjore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me 2 krehra me fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, njofton Policia e Shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit