Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 11 lëkundje sizmike.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, disa nga zonat e goditura nga lëkundjet e tërmetit janë nga Konispoli, Kopliku, Gjirokastra dhe Elbasani.
Tërmeti më i fortë është regjistruar mbrëmjen e djeshme 4.1 balla i shkallës rihter në Elbasan.
Fatmirësisht nga të gjitha lëkundjet nuk ka të lënduar apo dëme materiale.