-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Shumica e viktimave janë të rinj’/ Greqia shpall tre ditë zie pas aksidentit mes dy trenave!

Kryesoret

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Larisë pas përplasjes së dy trenave është rritur, duke arritur në 36 ndërsa të plagosur kanë mbetur 66 persona.

Mediat greke bëjnë me dije se treni i pasagjerëve i linjës Athinë-Selanik ka dalë nga shinat jashtë tunelit të Tempe, pasi u përplas me një tren mallrash, të linjës Selanik-Larisa ndërsa ngjarja ka ndodhur pak pas orës 23:00.

Si u shmang më e keqja? Si ndodhi tragjedia ku vdiqën 32 persona në Greqi

Pas përplasjes së fuqishme, vagonët janë përfshirë nga flakët ndërsa anëtarët e ekipit të shpëtimit në vendngjarje tha për mediat greke: “Tek tre vagonët e parë nuk u afruam dot pasi kishte rënë zjarr.”

Më pas shtoi: “Situata ishte tragjike pasi kishte shumë të vdekur. Ne gjetëm në fusha 4 deri në 5 persona të vdekur dhe në vagonët, kryesisht në tre të parët, nuk kishte asnjë të gjallë. Të plagosurit i nxorëm në fillim dhe më pas nxorëm vetëm të vdekurit. Ka shumë viktima”. Ai u shpreh se pjesa më e madhe e viktimave janë studentë.

“Ishte një makth”, të mbijetuarit rrëfejnë momentin e aksidentit tragjik në Greqi

“Kishte të rinj, 80% ishin të rinj, nën 30-vjeç. Shumica e të vdekurve që gjetëm ishin të rinj. Trupat e viktimave po identifikon nga familjarët në spitalin e Larisës. Nga dy vagonët e parë dolën 2-3 të karbonizuar. Është e vështirë që t’i identifikosh.”

Pas aksidentit të rëndë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shpallur tre ditë zie kombëtare për viktimat. Ai hyn në fuqi nga sot, 1 mars deri më 3 mars 2023 me flamuj të valëvitur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe pezullimin e festimeve publike.

Aksidenti tragjik në Greqi, Rama: Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit