Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj i listoi një seri pyetjesh kryeministrit Edi Rama në lidhje me dosjen “McGonigal” në seancën me debat që po zhvillohet në parlament.
“Ne kërkojmë një interpelancë për atë që duhet të kishte ndodhur një muaj më parë. U paguan 225 mijë dollarë për të filluar hetimet ndaj lobistit amerikan të një partie tjetër, rivale me partinë e Ramës.
Personat e përfshirë në këtë aktivitet kishin tre qëllime; Edi Rama kishte qëllim fillimin e hetimit për lobistin amerikan të angazhuar nga PD për të filluar më pas hetimet nga autoritetet shqiptare.
Për Nezën dhe Duçkën qëllimi ishte i thjeshtë, fitimi i licencave të naftës dhe për McGonigal përfitimi i së paku 225 mijë dollarëve” tha ai.