-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

60 minuta pa incidente me sytë te vula! Mbyllet protesta: Revolucioni vazhdon…

Kryesoret

Rreth një orë ka zgjatur protesta e opozitës në sheshin përballë Kryeministrisë. Gjithçka është mbyllur pa incidente.

Rreth orës 12:30 Sali Berisha doli nga selia blu dhe u drejtua për në bulevard. Pak minuta pas tij, aleati kryesor Ilir Meta u bashkua me protestuesit.

Më pas e morën fjalën disa prej figurave të përzgjedhura në podium. Ilir Meta mbajti një fjalë të shkurtër ku theksoi se Edi Rama përpos të gjithave tani po kërkon të marrë edhe vulën e PD-së.

Më pas ishte Sali Berisha që ngriti entuziazmin e turmës. Kryetari i PD-së, i bëri thirrje administratës që t’i “japë duart” Edi Ramës.

Ish-kryeministri deklaroi se revolucioni vazhdon duke nënkuptuar se do të ketë protesta të tjera.

E ndërsa zhvillohej protesta vëmendja kryesore ishte te Gjykata e Apelit ku po zhvillohet gjyqi për vulën e PD-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit