-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli i hoqi vulën, Berisha: Do mbledh forumet për vendime të fuqishme (Fjala e plotë)

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se në ditët në vazhdim Partia Demokratike do të mbledhë forumet për të vendosur strategjinë pas vendimit të Apelit që i hoqi vulën dhe drejtimin e partisë më të madhe në opozitë duke ia dhënë Enkelejd Alibeajt.

“PD do të mbledhë forumet e saj dhe mbi bazën e këtij vendimi armiqësor do të marrë të gjitha vendimet e duhura për të vazhduar misionin e saj në mënyrën më të fuqishme” tha ai.

“Të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të PD-së, qytetare dhe qytetarë shqiptarë. Sot në darkë Edi Rama, komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit politik në Shqipëri.

Sot tre gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatitur  kohë më parë në zyrën e Edi Ramës, të paralajmëruar kohë më parë ambasadorëve të caktuar, të akredituar në Tiranë të paralajmëruar në parlamentin shqiptar.

Sot gjithashtu jemi në një orë, kohë prove të vërtetë dhe unë kam besimin më të madh se demokratët shqiptarë janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht dhe çmim pluralizmin në Shqipëri dhe PD-në. Vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit Amerikane McGongial, të kaluar në një seri etapash sot konkludoi me një vendim të pashembullt në Europë dhe botë.

Në procesin e sotëm dua të informoj shqiptarët se ata të cilët kishin kërkuar zyrtarisht të shpalleshin palë, i thanë gjykatës se nuk kemi qenë palë në proces, por gjykatësit lexuan vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës dhe anuluan tre ditë, tre ditë pasi e mbajtën 9 muaj, anuluan tre ditë para skadimit të afatit të regjistrimit në zgjedhje, një vendim legjitim, vetëm e vetëm se ishte urdhëruar nga Edi Rama.

Çdo gjykatës me integritetin minimal, kur pala tjetër deklaronte se nuk ishte palë në këtë proces, mbyllte procesin dhe nuk vazhdonte më tutje, por ata kishin në sirtar vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës për të ndëshkuar opozitën politike.

Ky vendim vjen në një kohë kur opozita është e angazhuar në një revolucion demokratik, paqësor, me të cilin ajo është e betuar të përmbysë monizmin e Edi Ramës, është e betuar të ju rikthejë shqiptarëve votën e lirë.

Në këtë kontekst unë i bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantë të PD-së të ngrihen në lartësinë e tyre të misionit historik, misionit të shpëtimi të pluralizmit, demokracisë, të shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë. Çdo shqiptar sot në shumë se kurrë pret nga guximi ynë, qëndrimi ynë realizimin e këtij misioni.

Unë kam besim të madh, se siç kapërcyem në mënyrën më legjitime, më të vendosur të gjitha kurthet, përpjekjet për asgjësimin tonë, ne do të kapërcejmë çdo pengesë dhe vështirësi.

Opozita është mision i lartë moral. Të mendosh, të diktosh me tre gjykatës të cilët i gjen dhe urdhëron të lexojnë një vendim të parapërgatitur në zyrat e tua, mban të gjithë përgjegjësinë dhe dëshmon se je njëlloj si baba yt biologjik, daja yt biologjik, një xhelat i të vërtetave, normave demokratike, lirisë, dhe meriton çdo ndëshkim.

PD-ja është sot një parti më e fuqishme se kurrë, ajo do të mbledhë këto ditë forumet e saj dhe mbi bazën e këtij qëndrimi armiqësor, asgjësues të shpallur nga narkoshteti dhe Edi Rama, do të marrë të gjitha vendimet e duhura për të vazhduar misionin e saj në mënyrën më të fuqishme” tha ai.

LIVE-Gjykata i hoqi vulën, vjen reagimi i parë i fortë nga Sali Berisha

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit