Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi këtë të premte se ka zhvilluar një bisedë telefonike me senatorin amerikan, Chris Murphy.
Kurti tha se ka biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe marrëveshjen e normalizimit me Serbinë.
Po ashtu kryeministri Kurti dhe senatori Murphy kanë folur edhe për renditjen e Kosovës në tri pozita më lartë në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore të vitit 2023.
“Pata një telefonatë produktive me senatorin Chris Murphy, ku diskutuam për marrëdhëniet tona miqësore, marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e djeshme të Kosovës nga Instituti V-Dem si vendi i parë në Ballkan në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, shkroi Kurti në Twitter.









