-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Babai i bëri dhuratë edhe një ditë shtesë në Athinë, përplasja e trenave u mori jetën

Kryesoret

15-vjeçari Panagiotis është një nga viktimat më të reja të aksidentit fatal të trenit të ndodhur mbrëmjen e 28 shkurtit në Tempi.

I pafati Panagiotis së bashku me të atin, Vangjelisin,i cili gjithashtu humbi jetën, kishte udhëtuar drejt Athinës për tre ditë dhe të hënën do të ktheheshin në Kordelio.

Megjithatë, për shkak se të martën ishte ditëlindja e 15-vjeçarit, babai i tij i tha se do t’i jepte një ditë shtesë qëndrimi në Athinë si dhuratë për ditëlindje.

Nxënësit e gjimnazit të parë Eleftheriou Kordelios zgjodhën një mënyrë emocionuese për t’i dhënë lamtumirën e fundit shokut dhe shokut të klasës.

Në hyrje të shkollës së tyre ata ndezën qirinj dhe vendosën lule, ndërsa në një mur ngjitën shënime në kujtim të tij.

Në të njëjtën kohë, ata kanë bërë edhe një pankartë ku shkruan “Panagioti përgjithmonë me ne 1/3/2023” si dhe mbajtën një minutë heshtje në kujtim të tij.

evosmos__2_

evosmos__1_

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit