-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtësia e re përjashton opozitën nga zgjedhjet

Kryesoret

Gjykata e Apelit kundër vullnetit të demokratëve njeh për legjitime pakicën brenda PD-së. Një gjyq i paprecedentë dhe në fund Gjykata e Apelit vendosi që të përjashtojë opozitën e drejtuar nga Sali Berisha nga zgjedhjet e 14 Majit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Elona Mihali relatore dhe me anëtarë Irida Kacerjan dhe Astrit Kalanë pas më shumë se 5 orësh debat, në mbrëmje vendosi që të zhbëjë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri të 25 Marsit të vitit të kaluar që i dha vulën e PD-së Sali Berishës duke e kthyer çështjen në pikën zero në shkallën e parë.

Ky vendim e lë vulën e PD-së në dorë të Enkelejd Alibeajt, që është i komanduar në krye të PD-së pas dorëheqjes “de facto” por jo “de jure” të Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së. Kjo do të thotë se KQZ do të njohë si kandidatë të PD-së zyrtare në zgjedhje emrat që do të dorëzojë Enkelejd Alibeaj dhe jo Sali Berisha.

Pavarësisht se zgjedhjet e 6 Marsit treguan se cila është shumica brenda PD-së, Sali Berishës nuk i ngelet asnjë rrugë tjetër veçse emrat e kandidatëve të tij t’i regjistrojë ashtu si në zgjedhjet e pjesshme lokale në emrin e Partisë së Lirisë, aleatit të tij kryesor, Ilir Meta.

Përçarja që vulosi sonte trupa gjyqësore e Apelit të dalë nga drejtësia e re në prani të përfaqësuesve të SHBA-së duket se i jep fitoren Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale dhe i hap rrugën rikthimit të Lulzim Bashës që deri tani ka qenë në hije.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit