-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush do të shpallet non grata? Tërhiqet Rama: Nuk kam paralajmëruar asnjë

Kryesoret

24 orë pas paralajmërimit që bëri nga foltorja e Kuvendit se SHBA po përgatit një tjetër shpallje “non grata” pas Sali Berishës, Edi Rama është tërhequr. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri thotë se nuk bëri asnjë paralajmërim.

 

Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon” shkruan Rama.

Por çfarë tha dje?

Ju presim më 14 maj për të na mundur sikur na keni mundur më keq se gjatë këtyre 9 viteve. Suksese në jetë dhe deri atëherë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe okllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do ta shihni vetë” deklaroi Edi Rama mjaft qartë, por që sot u tërhoq.

Rama flet 40 minuta dhe ikën nga parlamenti: Kujdes! Po përgatitet “non grata” tjetër

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit