-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra e Kamzës, “Ligjet” kërkojnë llogari nga institucionet

Kryesoret

Pas ngjarjeve tragjike të vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave nga Dan Hutra Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut e Kuvendit, Klotilda Bushka i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, informacion mbi masat e marra për verifikimin e përgjegjësive të mundshme disiplinore të magjistratëve në prokurori e gjykata, ku janë shqyrtuar çështje ndaj autorit të krimeve.

Nga Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është kërkuar informacion mbi zbatimin e ligjit nr. 62/2022 “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.

Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisē së Drejtësisē i kërkohet informacion mbi zbatimin e detyrimeve për krijimin e bazës së të dhënave mbi vendimet gjyqësore për raste të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9669/2018 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar.

Bashkisë Tiranë e Bashkisë Kamëz i kërkohet informacion nëse ka referim në mekanizmat e koordinuar te referimit të rasteve të dhunës në familje sipas detyrimeve ligjore per autorin e krimeve në fjalë dhe masat e marra, nëse ka.

Ndërkohë kujtojmë që ditën e djeshme në seancën parlamentare, kryetarja e kuvendnit Lindita Nikolla u shpreh se institucionet kanë dështuar në punën e tyre pasi masakra që shkaktoi Dan Hutra mund të ishte shmangur.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit