Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka përshëndetur rezultatin e arritur në takimin e fundit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Në një bisedë telefonike që ka pasur të shtunën me Kurtin, Erdogani ka shprehur mbështetjen e tij dhe gatishmërinë për ta ndihmuar në këtë proces.
“U bisedua edhe për takimin e fundit në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çfarë Presidenti Erdogan përshëndeti rezultatin e arritur, duke shprehur mbështetjen e tij Kryeministrit Kurti dhe gatishmërinë për të ndihmuar,” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.