-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha mbledh Kryesinë: Alibeaj vegël e Ramës

Kryesoret

Një ditë pas vendimit të gjykatës së Apelit, Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë e partisë ku ndër të tjera ka akuzuar Alibejan se është vegël e Edi Ramës.

“Do diskutojmë mbi situatën e krijuar, sot mblidhet grupi parlamentar nesër kandidatët dhe në darkë këshilli kombëtar i PD. Vendimet janë të një rëndësishme të jashtëzakonshme cilat do jenë qëndrimet tona përpara këtij akti të turpshëm, armiqësor ndaj nesh nga një mafie që nuk ka asnjë parim, që nuk respekton asnjë ligj.

Ka një paralelizëm absolut, mes Ramës dhe McGonigal, ku qëndron në një vend demokratik ku respektohet shumica, sovraniteti i një vendi nuk synohet të merret peng kreu i opozitës. McGongal dhe Rama morën peng Lulzim Bashën, nuk është vetëm kjo. Jam këtu për tu bërë thirrje gjithë demokratëve, edhe ndonjërit prej tyre që ka qëndruar indiferent apo ka mbështetur, të distancohet nga ky peng i shpifur, nga këta pengje të shpifura, që në histori nuk kanë shënuar rekordet më të ulta të politikanit brava alibasha. Sot është koha që demokratët të bashkohet, të gjithë ata që kanë karakter.

Është koha që çdo deputet para këtyre zhvillimeve të mbajë qëndrimet në përputhje me interesat e qytetarëve që e kanë votuar, të ngrihet mbi çdo interes tjetër dhe të distancohet nga veglat e shpërfytyruara të Ramës, një akt i cili nuk ka shqiptar i ndershëm që e pranon, që synon të shkatërrojë PD, gjë e cila nuk do arrihet kurrë, Përkundrazi jemi më të fortë se kurrë dhe do jemi,” tha Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit