-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Intervista te “5pyetjet.al”/ Blendi Gonxhe: Do të prodhojmë autobusë në Shqipëri

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Kreu i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe u shpreh në një intervistë për “5pyetjet.al” se shumë shpejt në Shqipëri do të montohen dhe prodhohen autobusë dhe karroceri.

Ai tha se po punohet me automotorizimin gjerman që shumë shpejt në vendin tonë të ngrihen fabrikat e para të montimit të autobusëve, jo vetëm për tregun vendas, por edhe për t’i eksportuar.

Duam t’u japim mundësi prodhuesve të vegjël ose montuesve, ose karrocierëve që të bëjnë ndryshime konstruktive më cilësorë, të homologohen në Shqipëri, që të kemi prodhim dhe eksport, po punojmë gjermanët në këtë drejtim.

Të ketë edhe fabrika të vogla, të mëdha, që merren me karroceritë, autobusët. Për të prodhuar mjete rrugore; karroceri, autobusë. Ne po shkojmë drejt një reforme me e-transport dhe kjo do të kërkojë që të blejmë edhe autobusë. Por nuk kemi pse i blejmë nga 400 mijë euro në Europë, por mund t’i prodhojmë në vendin tonë. Mund t’i montojmë këtu.

Ne kemi pasur autobusë në kohën e Enver Hoxhës, që i montonim në Shkodër, pse mos e bëjmë tani? Ne kemi vetëm fabrika pjesë automjetesh, por mund të vijë një moment që mund të kemi fabrika montimi automjetesh. Kështu që po bëjmë homologimin. Duam të kemi një flotë shumë të mirë autobusësh dhe të jetë ekonomike dhe t’i lëmë lekët në Shqipëri dhe jo t’i nxjerrim jashtë” tha Gonxhe te “5pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit