Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka mbledh Kryesinë tre ditë pasi mori vulën nga Gjykata e Apelit. Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi deklaroi se opozita duhet të dalë me një kandidat në zgjedhje.
Alibeaj: Jam i hapur për kandidatët e Berishës për të dalë bashkë në zgjedhje
“Secili prej nesh ka bërë betejë për ta bërë partinë Demokratike fituese, alternativë qeverisëse. Gjatë kësaj kohe ka nevojë vetëm për maturi. Gjuha e urrejtjes nuk mund të ketë vend tek ne. Jemi 70 ditë larg nga zgjedhjet. Fokusi ynë duhet të jenë vetëm zgjedhjet e 14 Majit. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë, të ofrojmë çdo gjë, që të gjendet zgjidhje dhe PD e opozita të dalë me kandidatë të përbashkët” tha ai.
Gjykata i dha vulën, Basha mban peng PD-në: Unë jam kryetari (Dokumenti)