-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha takim me ambasadorin e Hungarisë

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Hungarisë, Lorant Balla.

Berisha për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook njoftoi për takimin e zhvilluar dhe tregoi se ka informuar ambasadorin “mbi farsën e procesit gjyqësor të pashembullt në historinë e Shqipërisë, me të cilin Edi Rama kërkon t’u imponojë qytetarëve në mënyrën më antidemokratike se nga kush duhet të përfaqësohen si opozitë”.

Ai gjithashtu theksoi në postim se ka falënderuar për të gjithë miqësinë e vyer historike që karakterizon marrëdhënien shqiptaro-hungareze, por dhe për rolin e veçantë të mikut dhe Kryeministrit Orban, në intensifikimin dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit