Autoritetet angleze kanë dënuar 22-vjeçarin shqiptar, Mirjam Kovaçi me 16 muaj burg pasi është kapur me 10 kilogramë drogë.
Mediat angleze shkruajnë se Kovaci është kapur më datë 2 shkurt me 100 mijë paund drogë.
Ai ndodhej në një Volvo S60, kur u ndalua nga dy oficerë policie pranë Southwaite Services, midis Penrith dhe Carlisle.
Kovaçi fillimisht dha një emër të rremë dhe nxori një kartë identiteti kroate me të dhëna të rreme. Por, pas kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve, tregoi emrin e tij të vërtetë.
Gjatë kontrollit, policia gjeti 10 pako me kanabis me peshë 10.83 kg. Nëse ajo drogë do të dilte në treg, vlera e saj mund të arrinte deri në 100,000 £. Në gjykatë, ai u mbrojt duke thënë se nuk kishte dijeni për drogën.
Pas përfundimit të dënimit, shqiptari do të dëbohet nga Britania e Madhe.