-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha çoi letrat në KQZ, Berisha: Nuk ka fraksione, por vetëm një PD

Kryesoret

Ish-krymintsri Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu, foli për vendimin e Apelit për vulën e PD-së.

Gjithashtu Berisha foli edhe për dorëzimin e letrave në KQZ nga përfaqësuesit ligjor të Enkelejd Alibejat, duke përsëritur edhe një herë që sipas tij Basha dhe Alibeaj janë pengje të Ramës.

Në vlerësimin tim, PD përmes forumeve të saj, u dha përgjigje më të vendosur dhe më shkatërrimtare projekteve të Edi Ramës, të asistuara në kundërshtim flagrant me ligj dhe normë nga guvernatorja Yuri Kim, për qëllime personale, të cilat synonin largimin e PD nga zgjedhjet me moton e përbashkët: Edi Rama-McGonigal-McGonigal me fustan, për shkatërrimin e kësaj partie.
Gjykoj dhe vlerësoj se përballë këtyre akteve primitive hakmarrëse, antidemokratike, forumet e partisë reaguan në mënyrën më të vendosur, reaguan në mënyrën më demokratike dhe më kushtetuese.Jam këtu për t’u përcjellë një përshëndetje të zjarrtë të gjithë anëtarëve, simpatizantë të PD, t’ju shpreh mirënjohje për gatishmërinë e tyre për të shumëfishuar betejën tonë.
Revolucioni demokratik nuk mbaron në asnjë çast.

Pengjet janë pengje. Zbatojnë vetëm urdhra të pengmarrësit. Nuk ekziston fraksioni. Ekziston fraksioni i pengjeve të Edi Ramës, që përbëhet nga dy persona: Lul Brava dhe AliBasha.
PD është një dhe vetëm një, është ajo e anëtarësisë, është ajo që ka mbështetjen masive te qytetarët shqiptarët, është ajo që ka vendimin e gjykatës së faktit për regjistrimin dhe nuk mund të goditet me asnjë mjet tjetër.
Do jenë të mjerë ata që do vazhdojnë si donkishotër betejën me ketë forcë që ka për frymëzim lirinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit