-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kishte planifikuar të vriste 8 veta”, Karamuço tregon “skedën” e Dan Hutrës: Dyshohet vrasës me pagesë!

Kryesoret

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi detaje të reja në lidhje me Dan Hutrën, autorin e vrasjes së tre grave. Referuar informacioneve kriminale, ky person dyshohet edhe si vrasës me pagesë.

Po ashtu ai u shpreh se Hutra punon për një organizatë transnacionale kriminale. Karamuço tregoi gjithashtu se autori i masakrës nuk do ishte arrestuar nga policia nëse nuk do kishte shkuar në dyqan në zonën e Kombinatit.

“Ka një skedë shumë të zgjeruar në sistemet tona të informacionit kriminal. E para ky person ka dy tentativa për arratisjen nga burgjet, në njërin prej tyre ka organizuar bashkë me disa të tjerë dhe nga informacionet e policisë ky është pjesëtar i një organizate kriminel që një pjesë ndodhet në burg dhe një pjesë tjetër është jashtë burgut. Tjetër, dyshohet se është vrasës me pagesë dhe është pjesë ose punon për një organizatë transnacionale në Evropë. Këto janë nga sistemet, janë të rezervuar.”, tha Karamuço.

Një tjetër detaj që dha Karamuço është fakti që ai kishte planifikuar të vriste 8 persona nëse nuk do të ishte arrestuar.

“Ka pasur një fat të madh policia, sepse kur është arrestuar armën nuk e kishte me vetë, e kishte lënë në makinë, sepse edhe mund të reagonte. Edhe një element që nuk e kemi thënë, nëse ky do ta planifikonte sulmin natën ku do ishte me e lehtë do kishte gjetur më shumë persona në banesë, edhe meshkuj ata që kërkonte më shumë. Rezulton se nga të gjitha planet që mund të bënte ky person mund të kishte vrarë 8 veta, është e llogaritur të vriste  8 veta dhe frika e vetme ka qenë RENEA”, tha Karamuço.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit