-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vetëm 36 minuta, shiten të gjitha biletat e Eurovision

Kryesoret

Biletat për finalen e madhe të Eurovizionit 2023 në Liverpool, në maj, u shitën në 36 minuta të martën, thanë organizatorët.

Britania po pret konkursin e 67-të në emër të Ukrainës, fituese e garës së vitit 2022, e cila u përjashtua nga organizimi për shkak të konfliktit të vazhdueshëm atje.

Bashkimi Evropian i Transmetuesve i kërkoi Britanisë, e cila ishte nënkampionja e vitit 2022, të ndërhynte.

Biletat për finalen e madhe ishin me çmim nga 160 deri në 380 paund (192-456 dollarë), ndërsa biletat për dy gjysmëfinalet ishin nga 90 deri në 290 paund.

Rreth 3,000 bileta për një total prej nëntë shfaqjesh, gjashtë previews, dy gjysmëfinale dhe finalja e madhe, do të vihen në dispozicion për ukrainasit e zhvendosur për një tarifë prej 20 paund për shitje, tha qeveria britanike muajin e kaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit