-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mesazhe kundër dhunës së grave, banorët e vjetër emocionojnë me performancën e tyre

Kryesoret

“Stop dhunës ndaj grave”- ishte motoja e shfaqjes së banorëve të vjetër të ‘Big Brother VIP Albania 2”, kundër dhunës, bullizimit dhe ofendimit ndaj grave. Një dramë, e cila tregon dhunën që hasin gratë brenda familjes apo në rrugë, u interpretua nga Olta, Dea, Kristi, Luizi, Armaldo, Keisi, Kiara dhe Nita.

Banorët e veshur me të zeza, luajtën rolet përkatëse. Në fund, Kiara ‘shtrin’ dorën ndaj Oltës e cila në rol ishte grua e dhunuar. Më pas, vajzat krijojnë një kordon, si për të simbolizuar fuqinë e femrës.

Nita këndon këngën “Nëse vdes e re”, e cila drithëron me tekstin e veçantë.

Secili prej tyre, përçoi në fund nga një mesazh:

Kiara: Stop dhunës ndaj grave!

Keisi: Jam grua, më lër të jetoj!

Nita: Më kap e më ngrej lart!

Luizi: Stop dhunës!

Dea: Ju keni shumë forcë po mos harroni se faji është gjithmonë i dhunuesit dhe asnjëherë i viktimës!

Olta: Unë jam nënë, çdo ditë e rris djalin tim me dashuri dhe përkushtim që një ditë askujt mos t’i duhet të mbrojë vajzën e tij ndaj djalit tim.

https://www.tiktok.com/@realityinalbania/video/7207855860079480069

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit