-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U zunë në pritë apo u ngatërruan me trafikantë droge? Dy nga katër amerikanët e rrëmbyer në Meksikë kanë vdekur!

Kryesoret

Katër shtetas amerikanë u rrëmbyen nën kërcënimin e armës më 3 mars teksa po udhëtonin me makinë për në qytetin Matamoros, në shtetin verilindor meksikan të Tamaulipas.

Sipas familjarëve, ata kishin udhëtuar për në Meksikë për të kryer ndërhyrje estetike. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby konfirmoi vdekjet gjatë një deklarate të dhënë sot.

“Shprehim ngushëllimet tona më të thella për miqtë dhe familjet e atyre që u vranë në këto sulme,” tha ai, duke shtuar se të gjitha sulmet ndaj qytetarëve amerikanë ishin “të papranueshme, pavarësisht se ku dhe në çfarë rrethanash ato ndodhin”.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës konfirmoi se nga katër amerikanët.

“Dy janë të vdekur, një person është i plagosur dhe tjetri është ende gjallë”, tha guvernatori i Tamaulipas, Americo Villarreal, gjatë një konference për media.

CBS News ka raportuar se amerikanët e rrëmbyer ishin identifikuar si shtetasit: Latavia “Tay” McGee, Shaeed Woodard, Eric James Ëilliams dhe Zindell Brown.

Një video tregon se si ata janë futur në një makinë tjetër ku gjendeshin persona të armatosur rëndë. Është ende e paqartë nëse amerikanët u zunë në pritë, u ngatërruan me trafikantët konkurrues të drogës apo u gjendën mes një zjarri midis fraksioneve kundërshtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit