-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grekët vazhdojnë protestat, Qeveria premton hetim të plotë për aksidentin hekurudhor

Kryesoret

Grekët kanë dalë në rrugë për javën e dytë rresht për të protestuar pas vdekjes së 57 personave në një prej katastrofave më të rënda në historinë e hekurudhave të Greqisë. Ky aksident ka nxjerre problemet e shumta me linjat hekurudhore të shtetit helen.

Sindikatat e punëtorëve dhe organizatat studentore kanë organizuar protestat në shumicën e qyteteve greke, ndërkaq, grevat kanë pamundësuar lundrimet nëpër ishujt grek dhe kanë bllokuar shërbimet e transportit publik në Athinë.

Treni i udhëtarëve u përplas me trenin e mallrave më 28 shkurt afër Selanikut dhe të dy trenat po udhëtonin në shinat e njëjtë. Një person është akuzuar për neglizhencë për shkak të vendosjes së trenave në shinat e njëjtë.

Mirëpo zbulimet e problemeve të sigurisë në linjën hekurudhore më të ngarkuar të Greqisë e kanë vënë qeverinë e qendrës së djathtë të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në mbrojtje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit