Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe presidenti, Bajram Begaj kanë uruar mëngjesin e sotëm të gjitha nënat, gratë dhe vajzat për festën e 8 Marsit.
“Mirëmëngjes! Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi”, shkruan Rama në Facebook.