Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistroi Partinë Socialiste dhe Partinë e Lirisë për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ndërsa, kërkesa e dy grupimeve të Partisë Demokratike për regjistrim është duke u shqyrtuar.
Celibashi ka deklaruar se ka dy kërkesa, një nga Sali Berisha dhe një nga Lulzim Basha, përmes përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa. “Ka dy kërkesa, një nga zoti Berisha, kemi dhe një kërkesë tjetër nga zoti Basha, përmes jush që jeni përfaqësues ligjor”, theksoi Celibashi.
Debati/ Berisha apo Basha? KQZ vendos cilën PD do të regjistrojë në zgjedhje
Përfaqësuesi ligjor i grupit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa renditi arsyet se përse duhet të rrëzohet kërkesa e Berishës. “Vendimi nuk ka shënim nga gjykata Tiranë dhe as vulë.
Ju si ish-gjyqtar e dini që këto vendime që nuk janë të ekzekutueshme dhe nuk noterizohen dhe për fat të keq është noterizuar, por nuk mund të sjellin asnjë efekt.
Në dokument nuk thuhet kryetari i PD-së Sali Berisha, por Komisioni i Rithemelimit, që i ka mbaruar mandati në Prill” tha ai.