-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

22 dhe 23-vjeçe në lule të rinisë! Kush janë dy vajzat që i mori në qafë i riu në Tiranë?

Kryesoret

Erisilda Abedini 22 vjeçe dhe Sikela Përroj 23 vjeçe, banuese në Tiranë janë dy vajzat që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në mbikalimin e Saukut. Të rejat po udhëtonin në automjetin tip ‘Audi’ nën drejtimin e 20-vjeçarit, Klevis Ruçaj, i cili po ashtu ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e së enjtes ku automjeti tip ‘Audi’ si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara mori përpara barrierën dhe ra nga mbikalimi i Saukut.

Drejtuesi i automjetit vetëm 20-vjeç ishte pajisur me patentë para më pak se një viti dhe ishte gjobitur 5 herë për tejkalim shpejtësie, përdorim celulari dhe moszbatim të sinjalistikës.

Nga ky aksident mbetën të plagosur dhe tre persona të tjerë të cilët po udhëtonin në automjetin mbi të cilin ra ‘Audi’. Gjatë momentin të aksidentit dyshohet se mjeti tip “Audi” ishte me shpejtësi rreth 200km/h.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit