-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

5 shkelje! E shkuara e errët e të riut që u preu jetën në mes dy vajzave në Tiranë

Kryesoret

Pasditja e djeshme ishte tragjike në Tiranë për tre të rinj. Erisilda Abedini 22 vjeçe dhe Sikela Përroj 23 vjeçe, banuese në Tiranë janë dy vajzat që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në mbikalimin e Saukut. Të rejat po udhëtonin në automjetin tip ‘Audi’ nën drejtimin e 20-vjeçarit, Klevis Ruçaj, i cili po ashtu ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e së enjtes ku automjeti tip ‘Audi’ si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara mori përpara barrierën dhe ra nga mbikalimi i Saukut.

Drejtuesi i automjetit vetëm 20-vjeç ishte pajisur me patentë para më pak se një viti dhe ishte gjobitur 5 herë për tejkalim shpejtësie, përdorim celulari dhe moszbatim të sinjalistikës. Por si i shpëtoi policisë pa iu hequr patenta me gjithë këto shkelje?

Historiku i shkeljeve;

Ne daten 06.09.2022, per parkalim te gabuar.

Ne daten 07.09.2022, per shkelje te sinjalizimit rrugor.

Ne daten 15.11.2022, per mos rregullim shpejtesie ne qendrat e banuara (gare shpejtesie).

Ne daten 09.12.2022, per perdorim celulari.

Ne daten 27.01.2023, per shkelje te sinjalizimit rrugor dhe i pa pajisur me siguracionin e detyrueshem te mjetot motorrik.

22 dhe 23-vjeçe në lule të rinisë! Kush janë dy vajzat që i mori në qafë i riu në Tiranë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit