-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrell dhe Varhelyi më 16 mars vizitë zyrtare në Tiranë

Kryesoret

Më datë 16 mars pritet të mbërrijë në Tiranë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri Evropian për fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, shefi i diplomacisë së BE-së do të vizitojë punimet në restaurimin e një mozaiku të Muzeut Kombëtar të Historisë, që është financuar nga BE-ja pas tërmetit në Shqipëri.

Ndërkaq, më 16 mars Borrell do të qëndrojë në Sarajevë, duke takuar trupat e EUFOR-it dhe më pas do të takohet me përfaqësuesit shtetërorë, të opozitës dhe me pjesëtarë të shoqërisë civile.

Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, kanë vendosur sanksionet që BE-ja ka prezantuar ndaj Rusisë. Serbia, që është shtet kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit