-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita e ndarë para Lajçak/ Haradinaj pro, Krasniqi: PDK votë kundër nëse nuk ndryshon marrëveshja

Kryesoret

Opozita në Kosovë është e ndarë për marrëveshjen europiane të pranuar nga kryeministri Kurti, i cili do të negociojë me 18 mars në Ohër me presidentin Vuçiç.

Ramush Haradinaj është i vetmi që e ka pranuar atë dokument, Memli Kranisqi i Partisë Demokratike e kushtëzon votën e tij, e po ashtu Lumir Addixhiku i Lidhjes Demokratike ka rezerva ndaj Kryeministrit.

Gjithsecilit prej tyre emisari europian Mirosllav Lajcak u dha mundësinë dhe të shprehin qëndrimet në takime të veçanta që zhvilloi të premten në Prishtinë.

Krasniqi tha se në tryezë është një marrëveshje e përkohshme jo me njohje të ndërsjellë por Asociacion në qendër.

Ai deklaroi se marrëveshja aktuale nuk do ta ketë votën e PDK-së në Kuvend, por theksoi se qëndrimi do të jepet  pasi te zbulohet teksti final.

“Sa i përket votimit në Kuvend, është obligim të sillet në Kuvend, marrëveshja i plotëson kriteret e kërkuara nga neni 18 i Kushtetutës paragrafi 1, kurdo që të vjen në Kuvend do ta shohim tekstin final që ndërlidhet me aneksin, me nenin 11, ky tekst kështu siç është nuk mund ta ketë dhe nuk do ta ketë mbështetjen dhe votën e Partisë Demokratike të Kosovës”.

Ndërkohë nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, tha partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Kryetari Haradinaj e përcolli të zoti Lajcak, që është për propozimin evropian. Kemi pasur mendime dhe insistime që detaje të vogla të sqarohen dhe janë sqaruar”.

Një ditë me parë gjatë takimit me diplomatin europian presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se marrëveshja Kurti-Vuçiç do të kalojë për miratim në parlament.

Ndërkohe  vetë Lajçak pas takimeve me drejtuesit e Prishtinës i konsideroi  konstruktive bisedat me ta. Të hënën ai nis turin në Beograd për përgatitjen e takimit të Ohrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit