-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asociacioni për serbët në Kosovë, Vuçiç: Kërkesat e shqiptarëve janë marrëzi

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka quajtur të marrëzi kërkesat e politikanëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të cilët kërkojnë një Asociacion të komunave shqiptare në jug të Serbisë, gjegjësisht reciprocitet në raport me të drejtat që kanë serbët në Kosovë.

Vuçiç gjatë qëndrimit në Vranje ka komentuar kërkesat e përfaqësuesve të shqiptarëve në Luginë, që të ketë reciprocitet me të drejtat që u jepen serbëve në Kosovë edhe sa i përket Asociacionit.

“Këto janë marrëzi saqë unë jam pa fjalë dhe siç po e shihni këtë po e them para shqiptarëve,” u shpreh Vuçiç.

Në të njëjtën kohë ai theksoi se dera e tij është e hapur për të gjithë shqiptarët që jetojnë në këtë zonë.

Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiç u ka thënë politikanëve shqiptarë të kësaj ane se “do të ishte mirë që ata të kuptojnë se më e rëndësishmja nuk është mbijetesa e tyre politike dhe pikët politike, por se si njerëzit mund të jetojnë më mirë”.

Ai theksoi se asnjëherë nuk ka marrë përgjigje se si është e mundur që në komunën e Bujanocit që nga themelimi i qeverisë monoetnike shqiptare mjetet në buxhet të ndahen në raport 85:15 në favor të komunitetit shqiptar, ndërsa prej vitesh ishte 60:40.

Për këtë, siç tha ai, politikanët shqiptarë heshtin.

Ai shtoi se plani 7-pikësh, zbatimin e të cilit kërkojnë shqiptarët, do të zgjidhet, por se nuk e ka fajin vetëm shteti që ky plan nuk ecën përpara.

Sa i përket negociatave me Kosovën dhe planit franko-gjerman, Vuçiç ka insistuar se duhet të respektohet ajo që është nënshkruar më parë, përkatësisht Asociacioni i komunave me shumicë serbe, “gjë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti e refuzon me këmbëngulje”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit