-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji merr “fitoren” e parë në gjyq

Kryesoret

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e deputetit të PD-së, Ervin Salianji për të përjashtuar nga trupi gjykues i dosjes “Babale” gjyqtaren Edlira Petri me argumentin se është gruaja e Sokol Sadushit, mikut të deputetit socialist Fatmir Xhafaj, vëllai i të tij është objekt i çështjes. Tashmë trupa gjykuese do të formohet nga fillimi. Seancat në apel janë zvarritur disa herë nga të gjitha palët prej fundit të vitit të kaluar.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”, ku u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë, deputeti Salianji, rrezikon burgun.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit