Policia e Shtetit ka identifikuar viktimën e atentatit të sotëm te zona e “Don Boskos” në Tiranë, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën pesë të tjerë, mes të cilëve edhe një vajzë e vogël.
Kështu, viktimë ka mbetur banakierja e lokalit Mimoza Paja, rreth 60 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur: Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanule Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.
Ende nuk bëhet me dije se kush ishte objektiv i atentatit ndërsa mësohet se lokali është në pronësi të Fatjon Murati i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles.
Mësohet se, ka qenë një makinë në lëvizje që ka qëlluar në drejtim të ambientit të lokalit çka provoi se kishim të bënim me një atentat të mirëorganizuar mafioz.
Breshëri kallashnikovi drejt lokalit të Fatjon Muratit në Tiranë, reagon Policia e Shtetit!
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në një lokal në rrugën “Anastas Shundi” pranë një xhamisë së Brrakës. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, pritet konfirmimi i tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar detajet e kësaj ngjarjeje.
Dalin pamjet e lokalit të Fation Muratit, mik i Endrit Dokles, të bërë shoshë nga plumbat
Grupi hetimor ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja ka pasur edhe qytetarë që kanë qenë duke lëvizur në zonë.