-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkesa e PD-së për t’u regjistruar në zgjedhje në dorë të Ilir Rusmalit

Kryesoret

Ditën e sotme në KQZ u hodh shorti për caktimin e relatorëve për ankimin e Sali Berishës dhe grupit të Enkelejd Alibeajt në KAS për regjistrimin në zgjedhjet vendore.

“Fati” i Rithemelimit në KAS është në dorën e Ilirjan Rumailit, një ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Sali Berishës.

Rusmaili ka qenë ish ministër Drejtësie në kohën e Berishës, ish zëvendëskryeministër dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve.

Por Rusmaili ka një histori përplasje me Berishën, ndërsa ka mbi 10 vite që është larguar nga Partia Demokratike.

Gjatë përplasjeve 30-vjeçare, Sali Berisha ka ndëshkuar edhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët bashkëpunuan me SHBA me dhe pa dijeninë e tij.

Në vitin 2011, rrodhën në media mijëra dokumente të administratës amerikane, mes të cilave edhe kabllogramet që Ambasada Amerikane në Tiranë i dërgonte Departamentit Amerikan në Shtetit për zhvillimet në Shqipëri.

Nga përmbajtja e disa kabllogrameve u zbulua se Ilir Rusmali dhe Leonard Demi sinjalizonin Ambasadën Amerikane për plane dhe nisma të Berishës kundër demokracisë dhe në funksion të pushtetit të tij.

Si Rusmali, ashtu edhe Leonard Demi, u ndëshkuan nga Berisha. Ata u përjashtuan nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2013 dhe më pas nga strukturat e PD-së. Berisha ndëshkoi edhe dy miq të Rusmalit, deputetë të PD, Fatos Hoxhën dhe Viktor Gumin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit