-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta takim me banorët e Freskut: Ekipi ynë do sjellë ndryshimin

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vizituar zonën e freskun me anë të një postim në Facebook, Meta u shpreh se është njohur me problemet e përditshme të qytetarëve, që sipas tij variojnë nga rrugët, infrastruktura, situata me ujin e pijshëm etj.

Postimi i plotë:

Bashkë me znj. Silva Caka, kryesuesja e listës së Partisë të Lirisë për Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe me disa aktivistë të rinj nga LRI vizituam sot zonën e njohur si “Fresku”.

Kjo lagje e re e Tiranës është kthyer në një qytet brenda qytetit, por infrastruktura e saj nuk u përgjigjet nevojave të banorëve.

Qytetarët që takova më treguan për problematikat e përditshme me të cilat ata përballen e që do të zgjidheshin thjesht, po të kishte drejtues bashkiakë që fokusohen te puna dhe jo vetëm te propaganda.

Rrugë të ngushta e të shkatërruara, mungesa e kanalizimeve, mungesa e trotuareve, pamundësia për parkimin e makinave, çerdhe e kopshte me kapacitet të ulët, që nuk iu përgjigjen nevojave të zonës, si dhe përkeqësimi i situatës me ujin, që s’mund të pihet më, kërkojnë zgjidhje nga ekipi ynë që do votohet në 14 Maj për të sjellë Ndryshimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit