-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli e donte në burg, por Gjykata e Tiranës e la të lirë/ Si doli nga qelia Fatjon Murati?

Kryesoret

Masa e sigurisë “arrest ne burg” për Fatjon Muratin për akuzën e “armëmbajtjes pa leje” është zbutur në dhjetor të vitit të kaluar në “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Tiranës.

Me herët Apeli kishte refuzuar ndryshimin e masës “arrest në burg”.

Dosja ndaj tij ndërkohë kishte kaluar për gjykim, ku ishte pranuar gjykimi i shkurtuar dhe ishte shtyrë seanca për pretencën e prokurorisë.

Misteri, ku ndodhet bosi që i shpëtoi atentatit në “Don Bosko”?

Kujtojmë se, objektiv i atentatit të djeshëm në lokalin në zonën e Don Boskos në Tiranë ishte Fatjon Murati, një emër i njohur në botën e krimit.

Ai dyshohet të ketë qenë shenjestra pasi para pak kohësh ishte liruar nga qelia. Murati i kishte dhënë me qira lokalin djalit të xhaxhait për të punuar.

Ndërkohë, nga hetimet rezulton se Fatjon Murati është larguar nga Kosova për në Turqi. Fillimisht policia dyshonte se autorët kanë përdorur një motor pasi kanë pikasur pranë lokalit por pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, rezulton se bëhet fjalë për një mjet Benz ngjyrë gri.

Objektivi i atentatit te “Don Bosko”, Fatjon Murati dyshohet se është arratisur drejt Turqisë!

Dyshohet se ky mjet është përdorur nga autorët për vrasjen pasi është filmuar në rrugicat aty pranë lokalit ku ndodhi ngjarja.

Kujtojmë që nga ngjarja e rëndë mbeti viktimë banakierja e lokalit, Mimoza Paja, ndërsa të plagosur mbetën 6 persona, njëri prej të cilave një fëmijë 10 vjeç.

Të plagosurit janë identifikuar si Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir bejuku, Genc Shohalli si dhe një e mitur 10 vjeç.

Policia “i dha një dorë” atentatorëve/ Kamerat e lokalit të Fatjon Muratit u hoqën nga “Fijet”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit