Në orën 18.30, përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa do të depozitojë ankimin ndaj vendimit të KQZ, në KAS. PD kundërshton vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili nuk e regjistroi PD-në në zgjedhjet për shkak se nuk paraqiti autorizimin e ri për përfaqësuesit ligjor dhe faktin që nuk firmosi deklaratën solemne përpara zgjedhjeve, ashtu sikur ndodh me çdo kryetar partie.
Ankim po përgatit edhe grupi i Berishës. “Vula simbolet dhe PD janë në dorën e anëtarësisë. PD e vërtetë është ajo ku aderon anëtarësia e saj pres 32 vitesh me kryetar Berishës. Kemi kërkuar vendimi i sotëm të zbardhet që të kemi ankimim në KAS” tha Ledio Nurja, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Sali Berishës.
Zyrtare/ KQZ përjashton Partinë Demokratike nga zgjedhjet e 14 Majit