-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD jashtë zgjedhjeve, Meta: Jemi drejt triumfit me Berishën

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar vendimin e KQZ për të mos regjistruar PD në zgjedhje.

“Nuk kam asnjë koment sepse isha në një takim dhe po prisja të lidhemi bashkë. Nuk kam asnjë interes për këtë cështje. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë shqiptarët do të kenë mundësi të ndëshkojnë më votë këte sistem monist.

Janë katër vite të humbura. Me Partinë Demokratike kemi një marrëveshje të bërë publike prej kohësh. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë do të shkojmë në zgjedhje. Koalicioni është firmosur prej muajsh.

Cështja e regjistrimit të kandidatëve është një cështje teknike. Opozita shkon e sigurt dhe e bashkuar drejt një fitore historike. Komentet për Bashën janë bërë me kohë.

Nuk dua të hyj në cështjen e Partisë Demokratike sepse e ka zgjidhur populli në 6 mars, e kanë zgjidhur dhe anëtarët e Partisë Demokratike por e zgjidhi dhe gjykata. Jemi drejt triumfit të opozitës kundër një regjimi monist” tha ai.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit