Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar sot në lidhje me për rritjen e numrit të punonjësve në administratën publike.
Në një postim në rrjetet sociale, duke iu referuar INSTAT, Tabaku thekson se 2009 administrata publike formonte 9.7% të totalit të PBB-së, ndërsa në 2020 arriti në 12.4%.
“Shteti punëdhënësi më i madh. Shteti madh do të thotë individ i vogël. Në vitin 2009 administrata publike formonte 9.7% të totalit të PBB-së së vendit, ndërsa në vitin 2020 arriti në 12.4%.
Në vitin 2020, nga 10 degët kryesore të ekonomisë, administrata publike ishte i treta për peshën më të lartë në ekonomi, pas bujqësisë me 19.2%, dhe sektorit të tregtisë, akomodimit dhe transportit me mbi 15%”, shkruan Tabaku.
Tabaku i referohet shifrave të INSTAT ku raportohet se, në tremujorin e fundit të vitit 2022, administrata publik arriti në 184,396 persona ose 2,036 të punësuar më shumë në tremujorin e tretë, teksa punësimi në sektorin privat për të njëjtën periudhë krahasimi pësoi tkurrje e mbi 10 mijë persona.