Real Madrid ka shënuar golin e parë të mbrëmjes në ndeshjen e kthimit ndaj Liverpoolit.
Gol i cili ndezi atmosferën në Santiago Bernabeu edhe pse Madrilenët ishin në avantazh që para fillimit të ndeshjes pasi dhuruan spektakël në Anfield duke shënuar 5 gola.
Ishte Benzema i cili realizoi në minutën e 79-të të ndeshjes. Gol i cili i solli probleme në këmbë ku edhe gjatë festës së golit çaloi teksa po ecte.