-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrell dhe Varhelyi sot në Tiranë për mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit!

Kryesoret

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel do të vizitojë sot Tiranën ku pritet të qëndrojë për datat 15 dhe 16 mars. Gjatë kësaj vizite, ai të shoqërohet edhe nga komisioneri europian, Oliver Verhelyi.

Fillimisht Borrell do të takohet me kryeministrin, Edi Rama para se të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri që mbahet për herë të parë në Tiranë në 16 mars. Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama.

Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Várhelyi. Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, Kryeministri Rama dhe Komisioneri Várhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët për shtyp.

Borrell do të marrë pjesë në përurimin e Kullës Veneciane në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga BE-ja, si dhe do të zhvillojë një bisedë me përfaqësues të rinisë.

Më pas Borrell do të niset drejt Maqedonisë së Veriut, ku do të vijojë takimet dypalëshe me krerët politikë të vendit fqinj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit