Olsi Dado është prokurori më i ri i SPAK-ut.
Magjistrati është komanduar nga KLP, qeveria e organit të akuzës me kërkesë të shefit të SPAK-ut, Altin Dumani nisur nga dosjet e shumta që ka kjo prokurori për të hetuar.
Olsi Dado, që ka kaluar vettingun ka qenë edhe shefi i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Dado bëhet prokurori i 18-të që i bashkohet kësaj strukture hetimore.