-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati në KAS, Cefa: Basha mund të përdorë autorizimin edhe për zgjedhjet e 2025-ës!

Kryesoret

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ mori në shqyrtim dy kërkesat e grupeve në PD për njohjen dhe regjistrimin në zgjedhje. Grupi i Lulzim Bashës që është njohur i ligjshëm nga KQZ kërkon regjistrimin në zgjedhje, ndërsa grupi i Berishës rrëzimin e vendimit të Ilirjan Celibashit që njohu Bashën.

Elvis Cefa, ish-nënkryetari i KLD, aktualisht anëtar i KAS-it e pyeti përfaqësuesin ligjor të PD-së zyrtare, Indrit Sefa, se çfarë thotë statuti i PD-së për momentin që kryetari jep dorëheqjen, referuar rastit të Lulzim Bashës, që u largua vetëm “de facto”, por jo “de jure”.

“Kryetari i komanduar nuk mund të qëndrojë në pafundësi, a ka proces për zgjedhjen e kryetarit të ri. Dua të kuptoj arsyen e vlefshmërisë së autorizimit.

Ne mund të kemi edhe në zgjedhjet e ardhshme të njëjtën situatë, të trajtojmë të njëjtën çështje me autorizime të Lulzim Bashës.

Nëse komisioneri do të kishte regjistruar kërkesën tuaj në fletën e votimit do të shënohej emri i Lulzim Bashës dhe ky nuk është fakt i vërtetë

Pra a ka ndonjë vendim të strukturave të PD-së për zgjedhjen e kryetarit të ri sipas statutit?” pyeti ai. “Në ligjin e partive politike nuk ka dispozitë për dorëzimin e dorëheqjes” u përgjigj Sefa.

Përfaqësuesi i Sali Berishës, Ledio Nuraj pasi kërkoi nga KAS-i njohjen e ish-kryeministrit kryetar dhe jo të Lulzim Bashës, kishte edhe një akuzë për grupin tjetër.

“Ne nuk po kërkojmë regjistrimin për fonde si dikush tjetër, por të sjellim alternativën ndryshe, zgjedhësit të votojnë dhe të funksionojë pluralizmi” tha ai.

LIVE-KAS vendos sot për fatin e PD-së dhe kërkesën e Berishës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit