-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Ortaku i Olsit dhe këshilltari i Xhaçkës, Amant Josifi mbrohet nga Rama

Kryesoret

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj me anë të një deklarate për mediat është shprehur se një skemë ndërkombëtare mashtrimi financiar, që u ka kushtuar qytetarëve europianë mbi 2,2 miliard euro, ka në qendër Amant Josifin, një 33 vjeçar nga Tirana, këshilltarin e Olta Xhaçkës dhe ortakun e Olsi Ramës.

Josifi nuk do të konsiderohej më shumë se matrapazi i radhës, që u nxin faqen shqiptarëve në botë, nëse lidhjet e tij politike në Tiranë nuk do të shkonin deri në majë.

Para se të ngjitej atje, Josifi e ka filluar me një ministre, nga zyra e së cilës ‘investitorët strategjikë’ dhe ‘mashtruesit ndërkombëtarë’ dalin me lehtësinë e deklaratave të shtypit. Ortaku i Olsi Ramës u thirr nga Olta Xhaçka, asokohe ministre e Mbrojtjes, si këshilltar për NATO-n, edhe pse ishte i padiplomuar, me të vetmin “kualifikim” një universitet që pretendonte se e vijonte në Francë.

Sigurisht, Olta Xhaçka nuk shihte te Amant Josifi një personazh të brain gain, pra të fitimit të trurit, por të fitimeve të tjera mafioze. Fitimi kryesor ishte fakti se Amanti ishte ortak i vëllait të shefit të saj, kryeministrit Rama

Të tjerat do të rregulloheshin gjatë rrugës.
Me gradën e këshilltarit të NATO-s të ministres së Mbrojtjes së një vendi të NATO-s, me ortakërinë e vëllait të kryeministrit, me aksesin te vetë Edi Rama, dhe me mbështetjen e të gjithë këtyre, Josifi, pa mbushur të tridhjetat, u nisi rrugës që të bëhej “Ujku i Wall Street”.

Pronar i të paktën tre call center-ave në Shqipëri, ai përpunoi një skemë mashtrimi financiar ndërkombëtar, nën supervizimin dhe mbrojtjen speciale të shtetit shqiptar. Sipas raportimeve të BIRN dhe të dhënave të policisë spanjolle, fitimet e Josifit dhe grupit të tij kapnin 50 milion euro në tremujor.“, tha Hysaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit