-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryetari në qeli! Bashkia Bulqizë hap tenderat për kanale dhe kos

Kryesoret

Kryetari bashkisë Bulqizë, Lefter Alla u arrestua mbrëmjen e djeshme nga SPAK-u me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit në tendera pasi i dha shokut të tij 3 milionë Euro për të ndërtuar një ujësjellës me një procedurë të diktuar duke shkelur ligjin.

Megjithatë tenderat vazhdojnë sikur të mos kishte ndodhur asgjë në këtë bashki, aq më tepër që jemi në prag fushate. Sot bashkia Bulqizë, tashmë pa kryetarin Lefter Alla në zyrë ka hapur dy tendera. 66 milionë lekë (pa TVSH) ka vendosur në dispozicion kjo bashki për ndërtimin e një kanali ujitës te Kodra e Danit.

Ofertat priten deri në 27 mars, fituesi shpallet në prill dhe kanali duhet të jetë gati për zgjedhjet, që sipas të gjitha gjasave me kandidat të ri nga PS.

Tenderi tjetër sot është hapur për blerje mallrash, konkretisht ushqime, kos, qumësht, vaj, makarona, etj për institucionet e varësisë me vlerë rreth 20 milionë lekë, pa TVSH.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit