Një aksident në Patra të Greqisë i ka marrë jetën një atleti shqiptar, Denis Gjura. 25-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen në Patra.
Përplasja ka qenë e fortë dhe atleti shqiptar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Mediat greke shkruajnë se Denis Gjura ishte një atlet i Esperos Patras dhe kishte marrë disa çmime siç ishte fitorja në “Run Greece of Patras”.