Ditën e sotme rreth orës 14:30 është plagosur një 44-vjeçar në Durrës pasi tentoi të hapte një predhë të vjetër të artilerisë.
I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.