-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Familjarët e nënës lehonë i lutem drejtësisë: Lirojeni, nuk mund të kujdesemi për foshnjën

Kryesoret

“Dua të më sjellin nusen, kërkesë tjetër nuk kam”, kaq kërkon Zyfe Bahçja vjehrra e nënës lehonë, Diana Bahçje që u arrestua për një gjobë prej 250 mijë lekësh të reja.

Është e vështirë sepse jam e lodhur vetë, se nuk përtoj. Nuk përton njeri t’i bëjë hysmet fëmijës së tij. Dua të më sjellin nusen, kërkesë tjetër nuk kam”, tha ajo. 

Ndërkohë babai i foshnjes, Nazmi Bahçja thotë që kërkon që gruaja të kthehet në familje pasi për të është shumë e vështirë të mbajë familjen dhe të kujdeset për fëmijën e po ashtu t’i gjendet pranë gruas e cila është edhe ajo në gjendje të vështirë.

 “Shumë vështirë për Zotin, plus ça ka vuajtur e dhimbja që ka, edhe këtu vuajtja shumë e madhe.”

Diana Bahçja u arrestua 8 ditë pasi lindi djalin e saj, pasi një gjobë e papaguar për të cilën nuk kishte dijeni, iu konvertua në 50 ditë heqje lirie. Avokatët kërkojnë që dënimi të kryhet pasi fëmija të mbushë 1 vjeç ndërsa kërkojnë pezullimin e urdhërit për lirimin e nënës. Nga ana tjetër ka patur një sensibilizim të qytetarëve të Shkodrës për të paguar gjobën prej 250 mijë lekësh të reja, por edhe për të ofruar qumësht dhe pelena për Nelidionin e vogël.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit