-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjoba 35 milionë lekë që çoi kryetarin e bashkisë në SPAK

Kryesoret

Për më shumë se një orë kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi dha dëshminë në SPAK.

Ndaj tij ka shtatë kallëzime në SPAK për tendera dhe çështje të tjera, por sot u thirr për të dhënë shpjegime për një ndërtim pa leje në Krujë.

Bushi është thirrur për të dhënë sqarime në lidhje me një hetim të nisur nga prokurorja e SPAK, Manjola Kajana, pas kallëzimit të Muharrem Hoxhës.

Ai pretendon se Bushi dhe Inspektorati i Ndërtimor i Bashkisë, i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 mln lekë për ndërtim pa leje.

Por ende nuk ka asgjë zyrtare. Në momentin e daljes nga dera e SPAK-ut, Bushi u shfaq me një buzëqeshje të sforcuar duke thënë “nuk kishte asgjë fare me rëndësi”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit