-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti-Vuçiç në Ohër! SHBA jep porositë e fundit në Kosovë: Duam marrëveshje

Kryesoret

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se pret takim produktiv në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë të shtunën, më 18 mars. “Jam shumë optimist për një zgjidhje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Escobar.

“Ne kemi për qëllim të mbështesim çdo rezultat që sjell më afër paqen e rajonit, dhe intensifikon mundësitë për Kosovën dhe Serbinë, dhe gjithë rajonin, që të bëhen anëtarë të plotë të komunitetit euro-atlantik. Mendojmë që ky propozim evropian i lehtësuar përmes dialogut të BE-së, jep një mundësi të jashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme mes dy vendeve”, tha ai.

Ai, mes tjerash tha se “SHBA si mbështetësi më i madh i Kosovës në botë, ka për qëllim që kjo të funksionojë për Kosovën dhe rajonin, që të zhbllokohen burimet që Ballkani ia siguron vetes”. Escobar këto komente i bëri në një konferencë për media me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë.

Presidentja Osmani tha se Kosova shkon drejt Ohrit me mendësinë se një “marrëveshje e drejtë, e qëndrushme dhe gjithëpërfshirëse ku trajtohemi si dy shtete të barabarta është e vetmja mënyrë për të siguruar paqe afatgjatë, stabilitet dhe prosperitet në rajon”.

“Pritshmëria ime si presidente e Kosovës është që marrëveshja do të sjellë rezultate konkrete të prekshme për Kosovën. Rrjedhimisht do të sigurojë integrimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike, do të sigurojë integrimin gjithpërfshirës të komunitetit serb në institucionet e Republikës. Kjo do të rezultojë me shpërbërjen efektive të menjëhershme të të gjitha strukturave ilegale të Serbisë”, tha Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit